Google ADS

Blinken pritet të vizitojë Izraelin të premten

14:18 | 20 Mars 2024
R J

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pritet të udhëtojë në Izrael të premten, sipas një zyrtari izraelit.

Vizita e Blinken në Izrael vjen në një kohë kritike, pasi zyrtarët amerikanë dhe izraelitë ka të ngjarë të diskutojnë alternativat ndaj një ofensive tokësore në  qytetin jugor të Gazës, Rafah  javën e ardhshme, tha Shtëpia e Bardhë.

Të hënën, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan u tha gazetarëve që Biden i kishte kërkuar Netanyahut të dërgonte një ekip në Uashington “për të dëgjuar shqetësimet e SHBA-së në lidhje me planifikimin aktual të Izraelit për ofensivën në Rafah.

Por Izraeli tha të martën se Netanyahu “është i vendosur të nisë ofensivën tokësore në Rafah në mënyrë që të eliminojë përfundimisht batalionet e mbetura të Hamasit, duke ofruar zgjidhje humanitare për popullatën civile”.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin do të presë gjithashtu ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant në Pentagon javën e ardhshme, sipas një zyrtari të mbrojtjes./abcnews.al

Të ngjashme