“Në një shoqëri ku ka gjithëpërfshirje, ka mirëqenie dhe demokracia lulëzon në mënyrën më të mirë,mos lejoni t’ju ulin e as t’ju dekurajojnë”.
Kështu u shpreh Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kur iu adresua grave në ditën e dytë të “Javës së Gruas”.
Presidentja Vjosa Osmani, fjalimin e saj e nisi duke e cilësuar këtë ngjarje si rikthim në shtëpinë e saj.
“Udhëheqja gjithë përfshirëse është një burim force është një mjet që mundëson transformimin pozitiv të shoqërive tona. Ku do që ka gjithpërfshirje ka mirëqenie dhe demokracia lulëzon në mënyrën më të mirë. Përballja me sfidat e shekullit 21 kërkon një ndryshim të botëkuptimit se si i organizojmë shoqëritë tona, nuk mund të vazhdojmë më të mbështetmi modelet e vjetra të mendimit se ato kanë prodhuar vazhdimisht pabarazi. Duhet të angazhohemi për ndërtimin e shoqërive dhe te një botë që shfrytëzon kontributin e secilit individ dhe kjo është e pa mundur pa përfshirë në tërësi kontributin e grave dhe vajzave. Kur i përjashtojnë vajza dhe grat, komunitete e tërë dështojnë”, ka thënë Osmani.
Drejtoresha e Programit, NDI në Kosovë, Pranvera Lipovica, ka thënë se gjithë përfshirja e grave dhe komuniteteve në procese vendimmarrëse e rritë besueshmërinë dhe legjitimitetin e institucioneve.
“Përfshirja e grave dhe komuniteteve të nën përfaqësuara në procese vendimmarrëse e rrit legjitimitetin dhe besueshmërinë e institucioneve”, u shpreh Lipovica.
Nathalie Niedoba, Zëvendës Udhëheqëse e Misionit dhe Konsulle, Ambasada e Kanadasë në Kroaci dhe Kosovë, tha se vizioni i shtetit që ajo përfaqëson është që të gjitha gratë të jenë të lira të marrin pjesë në vendimmarrje.
“Vizioni i Kanadasë është që të gjitha gratë janë të lira dhe të marrin pjesë në vendimmarrje. Kur gratë janë të arsimuara ato fuqizohen në shumë aspekte në jetën e tyre. Gjithashtu kur kemi diskriminime ne baza sociale dhe i largojmë ato gratë kanë qasje në kapital dhe mund të hyjnë ne procese të përgjithshme. Barazia gjinore është një prioritet për Kanadanë. Kemi mbështetur programe gjithpërfshirse në shëndeti sekula dhe riprodhues. Kanadaja ka bërë investime të rëndësishme ne nivelin ndërkombëtar në të drejtat e grave. Kemi kuptuar se në tërë botën kemi cenim të të drejtave të grave”, tha ajo./rtk
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’