Kriza humanitare në Rripin e Gazës po përkeqësohet, teksa civilët palestinezë qëndrojnë me orë të tera në radhë për të siguruar një vakt të ngrohtë. Ata u mblodhën përpara një godine të një shkolle ku vullnetarët të organizatës e kombeve të bashkuar kishin përgatitur supë.
Fëmijë dhe të rritur shtynin njëri tjetrin me enë në duar për të siguruar ushqimin. Por nuk ishte i mjaftueshëm për të gjithë, pasi shumë u kthyen duarbosh në strehimoret e tyre në kampin e refugjatëve Jabaliya, në Rripin verior të Gazës.
“Njerëzit nuk kanë para, nuk kanë punë, nuk kanë ushqim. Situata është shumë e vështirë dhe e rrezikshme. Ne qëndrojmë në pritje të radhës për 6-7 orë dhe ndonjëherë prapë nuk sigurojmë ushqim”, tha Rashad Al-Kafarneh, banor i kampit të refugjatëve Jabaliya./abcnews.al
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...