Pas një seance maratonë Parlamenti pro Pekinit i Hong Kongut miratoi njëzëri ligjin e ri të sigurisë. Nga ana tjetër, autoritetet thonë se ligji është thelbësor për stabilitetin pasi ai synon të godasë një sërë veprash të konsideruara si tradhti.
Një sërë aktivistët pro-demokracisë në mërgim janë shprehur se kjo është “gozhda e fundit në arkivolin e mbyllur”.
“Legjislacioni i ri i sigurisë kombëtare do të dyfishojë shtypjen ndaj lirive në Hong Kong me dënime të ashpra dhe një përkufizim të zgjeruar të sigurisë kombëtare,” tha Frances Hui, një aktiviste tani me qendër në SHBA.
Një grup prej 81 ligjvënësish dhe figurash publike nga e gjithë bota, duke përfshirë në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Kanada dhe Korenë e Jugut, lëshuan një deklaratë të përbashkët të martën duke shprehur “shqetësime të rënda” për nenin 23.
“Legjislacioni minon të drejtat e procesit të rregullt dhe të gjykimit të drejtë dhe shkel detyrimet e Hong Kongut sipas ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut, duke rrezikuar rolin e Hong Kongut si një qytet i hapur ndërkombëtar”, thuhet në deklaratë.
Shtetet e Bashkuara deklaruan se janë “të alarmuar” nga dispozitat “gjithëpërfshirëse dhe… të përcaktuara në mënyrë të paqartë” në legjislacion.
Ligji është pritur me shqetësim edhe nga BE. Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron tha se ligji do të “dëmtojë më tej të drejtat dhe liritë” dhe “të rrënjos kulturën e vetëcensurës” në ish-koloninë britanike.
Ndërkaq, Pekini ende nuk ka komentuar, por media shtetërore kineze e mirëpriti më tej nenin 23 si pjesë e legjislacionit që do të “ngurtësonte themelin e sigurt për zhvillimin e Hong Kongut”, transmeton BBC.
Një tjetër media tha se do të siguronte që Hong Kongu të bëhej “më i begatë dhe më i qëndrueshëm me ekonominë që lulëzon dhe njerëzit të bëjnë jetë të lumtur nën ‘një vend, dy sisteme'”./rtsh.al/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...