Kryen vjedhje në një objekt banesor në janar, arrestohen tre persona në Ferizaj

09:13 | 20 Mars 2024
K.B

Janë arrestuar tre burra në Ferizaj, pasi të njëjtit kanë kryer vjedhje në një objekt banesor.

Rasti ka ndodhur më 31 janar, dhe Policia njofton se pas një pune hetimore të dyshuarit janë identifikuar.

“Rr. Rr. Reçaku, Ferizaj 31.01.2024, 00:05. Pas një pune hetimore nga njësia e hetimeve janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët dyshohet se kanë kryer vjedhje në një objekt banesor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme