Një pasagjer grabit para nga një shofer taksie

09:02 | 20 Mars 2024
R J

Policia e Kosovës ka raportuar se një rast i grabitjes ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Prishtinë.

Një shofer taksie ka raportuar në polici se një pasagjer i ka grabitur 60 euro para të gatshme.

Sipas ankuesit, pasi ka kryer një shërbim taksie ndaj të panjohurit, i njëjti e ka kanosur atë dhe i ka grabitur paratë, dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Rasti është iniciuar si “Grabitje”.

“Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 18.03.2024-22:20. Ankuesi mashkull kosovar-taksist ka raportuar se pasi i ka kryer një shërbim taksie një personi të panjohur, i njëjti duke e kanosur i ka grabitur 60 € para të gatshme (ankuesit) dhe është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme