Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në Padova të Italisë.
Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm ku shtetasi shqiptar Alfred Vocaj ka humbur jetën pasi motori me të cilin udhëtonte u përplas me një makinë.
Nga hetimet e para të kryera nga oficerët e policisë lokale të Padovë, rezulton se Vocaj humbi kontrollin e mjetit të tij, duke dalë në korsinë tjetër dhe duke u përplasur kokë më kokë me një automjet Fiat i drejtuar nga një 57-vjeçar.
Mbërritja e punonjësve shëndetësorë, zjarrfikësve dhe forcave të policisë në vendin e aksidentit rezultoi e kotë pasi i riu kishte humbur jetën në vendngjarje./euronews.al
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek