Kurti e quan Vuçiqin “Putini i vogël”

22:53 | 19 Mars 2024
E.H

Shqetësimi më i madh i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit është presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, të cilin ai e përshkroi si “Putinin e Vogël” për shkak të miqësisë së tij me presidentin rus.

Ai tha se “nuk ishte çudi” që në dhjetor të vitit të kaluar Vuçiç tregoi admirim publik për Ilham Aliyev, presidentin e Azerbajxhanit, kur mori rajonin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut nga forcat armene, duke pasur parasysh ambicien e tij për të pushtuar Kosovën, transmeton Arbresh.info

“Për shkak të kërcënimit që Serbia po na paraqet dhe për shkak të lidhjeve të shumta me Kremlinin, të kemi më shumë kapacitete dhe aftësi për ushtrinë dhe policinë tonë dhe më shumë trupa të NATO-s do të rriste sigurinë e vendit tonë dhe të rajonit. theksoi Kurti për The Telegraph.

Lexo edhe:

Kurti për The Telegraph: Serbia po pret një dritare mundësie për të na sulmuar

“Besoj për aq kohë sa Serbia nuk e njeh Kosovën, përderisa Serbia mban 48 baza operative përpara rreth vendit tonë dhe për sa kohë Serbia është aleate e ngushtë e Kremlinit, duhet të ketë më shumë kapacitete nga ana jonë dhe më shumë trupa nga NATO”, shtoi Kurti

Kosova tashmë shpenzon më shumë se 2 për qind të PBB-së së saj për mbrojtje, duke përmbushur objektivin e NATO-s që shumë vende anëtare nuk e bëjnë.

Lexo edhe:

Kurti: Britania duhet të dërgojë më shumë trupa për të na mbrojtur nga pushtimi serb

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme