I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka dhënë detaje rreth takimit me kryenegociatorin kosovar dhe atë serb sot në Bruksel.
Lajçak ka thënë se me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin dhe me atë të Serbisë Petar Petkoviq, folën sot për zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, përcjell Arbresh.info.
Lajçak tha se në takim u folën edhe çështje të tjera, përfshirë rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës për paratë e gatshme.
“Ne ramë dakord që të vazhdojmë me këtë çështje të hënën e ardhshme, ndërsa Marrëveshja Bazike duhet të adresohet nga liderët”, shkroi Lajçak në platformën X./Arbresh.info
Hosted the two Chief negotiators to discuss implementing the Agreement on the Path to Normalisation and other issues, incl. the impact of the decision on cash operations. We agreed to continue on this issue next Monday, while the Agreement will need to be addressed by the leaders pic.twitter.com/y6B6P42h0g
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 19, 2024
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...