Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pritur sot në takim përfaqësuesit e klubit portugez S.L. Benfica, Miguel Reis, koordinator për zgjerim global si dhe zyrtarin e lartë teknik, Davide Gomes.
Temë diskutimi në takim ishte futbolli kosovar, mundësia e bashkëpunimit me klubet dhe identifikimi i talenteve të rinjë, e që për fat Kosova ndonëse vend i vogël, ka ndërtuar futbollistë të suksesshëm të cilët luajnë në ligat më të mëdha në Evropë.
Zyrtarët e S.L. Benfica shprehën mirënjohje për punën që po bëhet në zhvillimin e futbollit këtu, derisa të njëjtit shfaqën interesimin e tyre për të parë nga afër të rinjtë kosovarë të cilët e kanë pasion futbollin.
Gjatë takimit u diskutua edhe për mundësinë e bashkëpunimit bilateral në shumë fusha. Përveç misionit për të identifikuar talente dhe atyre pastaj t’u krijohen mundësi të reja në zhvillimin dhe avancimin e tyre, theks të veçantë në këtë takim pati edhe tema për fushën e edukimit, siç është organizimi i seminareve për trajnerë por edhe aspekte tjera bashkëpunimi në projekte edhe më madhore.
Në fund të takimit, presidenti Ademi ndau rekuizita për mysafirët, derisa të njëjtët shprehën falënderimin e tyre për mikpritjen e ngrohtë.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?