Hasani takon ambasadorët e Quint-it, rithekson kontributin e çmuar të OSBE-së

14:01 | 19 Mars 2024
K.B

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani është takuar me ambasadorët e e vendeve të Quint-it: SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermani, Itali dhe Francë.

Gjatë takimit, Hasani tregon se ka ritheksuar kontributin e çmuar të OSBE-së në nxitjen e stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon drejt rrugës së integrimit në BE

“Kënaqësi të mirëprisja sot në Tiranë, Ambasadorët e vendeve të Quint-it: SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermani, Itali dhe Francë. Theksova kontributin e çmuar të OSBE-së në nxitjen e stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon drejt rrugës së integrimit në BE “, shkruan Hasani në Facebook.

Hasani thotë se angazhimi i vazhdueshëm i OSBE-së në adresimin e dinamikës komplekse të sigurisë që mbizotëron në Evropë, me një fokus të veçantë në rajonin e Ballkanit Perëndimor mbetet parësor./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme