Osmani priti në takim presidentin e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Andrew Parsons

13:41 | 19 Mars 2024
K.B

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim presidentin e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Andreew Parsons, të shoqëruar nga presidentja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini.

Kosova do të përfaqësohet për herë të parë në Lojërat Paralimpike “Paris 2024”, ndaj Presidentja Osmani e ka cilësuar këtë moment historik, duke shpresuar në përfaqësim të denjë të sportistëve tanë në këto gara ndërkombëtare.

Osmani ka falënderuar për mbështetjen e deritashme presidentin Parsons dhe ka shtuar nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit në funksion të krijimit të kushteve sa më të mira për parasportistët.

Kurse presidenti Parsons e ka ftuar zyrtarisht Presidenten Osmani që të jetë prezente në ceremoninë hapëse të Lojërave Paralimpike “Paris 2024”, më 28 gusht./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme