Google ADS

Xhaferi pret në takim ambasadorin e Francës, temë diskutimi marrëdhëniet mes dy shteteve

11:54 | 19 Mars 2024
K.B

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka pritur në takim ambasadorin e Francës, Siril Bomgartner.

Xhaferi tha se kanë diskutuar për marrëdhëniet dhe për angazhimin dhe interesin e Francës për eurointegrimet.

“Në takimin me Siril Bomgartner, ambasadorin e Francës, biseduam për marrëdhëniet e shkëlqyera tredekadëshe, për angazhimin dhe interesin e Francës për eurointegrimet tona. Theksova se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në mënyrë aktive në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë dhe merr pjesë në aktivitetet e Organizatës”, shkruan Xhaferi në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme