Google ADS

Vritet një lider i Hamasit në Gaza

11:45 | 19 Mars 2024
K.B

Lideri i Hamasit, Marwan Issa është vrarë nga një sulm ajror i Izraelit, ka deklaruar zyrtari i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, raporton BBC.

Si zëvendës komandant, Issa është udhëheqësi më i lartë i vrarë qëkur ka nisur lufta mes Izraelit dhe Hamasit.

Grupi palestinez, i cili kontrollon Gazan, nuk ka komentuar zyrtarisht raportimet për vrasjen e tij.

Burimet e mediave izraelite kanë raportuar se Issa është vrarë gjatë bombardimit të një kompleksi tunelesh nën kampin e refugjatëve Nuseirat në qendër të Gazas gjatë javës së kaluar.

Zëvendëskomandanti i krahut ushtarak të Hamasit – Izzedine al-Qassam Brigades, ishte njëri prej më të kërkuarve në Izrael. BE-ja e kishte vendosur liderin e Hamasit në listën e terroristëve dhe e lidhte atë direkt me sulmet e 7 tetorit në Izrael.

Ai ishte i burgosur për pesë vjet gjatë intifadës së parë palestineze dhe ishte arrestuar përsëri në vitin 1997 deri në fillimin e intifadës së dytë në vitin 2000.

Që prej 7 tetorit, ushtria izraelite ka vrarë disa liderë të Hamasit. Lideri politik i grupit, Saleh al-Arouri ka vdekur gjatë një shpërthimi në Bejrut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme