Gjyqtar kosovar, Genc Nuza është deleguar nga UEFA për të drejtuar ndeshjen kualifikuese U21 për Euro 2025, midis Belgjikës dhe Maltës, e cila zhvillohet më 21 mars.
Ky delegim vë në dukje besimin në rritje të UEFA-s në aftësitë dhe profesionalizmin e gjyqtarëve kosovarë, përcjell Arbresh.info.
Në këtë ndeshje, Nuza do të ketë për asistentë dy gjyqtarë të tjerë të spikatur, Edmond Zeqiri dhe Granit Hyseni, derisa Mentor Ajeti, do të jetë gjyqtar i katërt.
Kësisoj, me një përvojë të gjatë në ndarjen e drejtësisë dhe me një përkushtim të vazhdueshëm për të ngritur standardet, Nuza dhe bashkëpunëtorët e tij do ta përfaqësojnë futbollin kosovar në një tjetër paraqitje të rëndësishme ndërkombëtare. /Arbresh.info
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...