Ish-shefi i sigurimit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Xhavit Ferizi i njohur ndryshe si “Raketa”, ka ndërruar jetë.
Ngushëllime për vdekjen e tij ka shprehur ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci.
Grabovci tha se ndarja nga jeta e Xhavit Ferizit është humbje e madhe për vendin.
“Lamtumirë Raketë! Ndarja nga jeta e bashkëluftëtarit dhe bashkudhëtarit Xhavit Ferizi, është humbje e madhe për familjen, vendin dhe gjithë ata që e njohën dhe patën fatin të rrugëtojnë me të”, shkruan Grabovci në telegramin e tij ngushëllues, përcjell Arbresh.info
Deputeti shkruan se ai sot po i bashkohet djemve më të zot dhe burrave të mëdhenj të kombit.
“Raketa, në pamundësi ta përballojë luftën me sëmundjen, sot, po i bashkohet djemve më të zot dhe burrave të mëdhenj të kombit. Na mërzite Raketë, prehu në paqe në dheun e Kosovës tënde”, shkruan ish deputeti.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes rrjetit social në Facebook.
“Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, të dashur familjar, miq e dashamirë, ju njoftojmë se sot në mëngjes me datën 19 mars 2024 ka ndërruar jetë Xhavit Ferizi – Raketa, duke na lënë përjetësisht të pikëlluar, por krenar. Zemra e tij pushoft e qetë dhe pranë më të dashurve të tij. Në këto momente vetëm krenaria për të është më e madhe se dhimbja”, kanë shkruar familjarët. /Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Vdes ish-shefi i sigurimit të Thaçit, Xhavit Ferizi – Raketa
Çitaku shpreh ngushëllime për vdekjen e Xhavit Ferizit: Kam besu që njerëzit si ti nuk na lënë kurrë
Digjet një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”
Izraeli i vazhdon bombardimet në Liban
Kosova iu bashkohet shteteve tjera për Ditën Botërore të Zem...
I akuzuar për përndjekje, ekstradohet nga Italia 33-vjeçari
Kurti: Po forcohemi çdo ditë e më shumë në aspektin e siguri...
Hasani: 2600 shërbime të ofruara për periudhën janar –...