Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë që ShBA-ja, BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar mbeten miq dhe aleatë të Kosovës, porse bashkëpunimi i Kosovës me ta nuk është njëdrejtimësh, dhe se i mirëpret kritikat nga ta.
Moderatori në podkestin e Apple, The Rest is Politics, i tha që duket sikur Kurtit nuk i pengon nëse e hidhëron dikë duke iu referuar kritikave të bashkësisë ndërkombëtare për çështjet si ajo e dinarit.
“Pikë së pari nuk më pengon kritika. Jam intelektualisht fëmijë i teorisë kritike, që nga Zhan Zhak Rusoja e deri te Shkolla e Frankfurtit , andaj kritika është e shëndetshme. Besoj që nuk ka progres pa kritikë”, ka thënë Kurti në podkest, njofton Klan Kosova.
“Ne mund të mos pajtohemi por Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Mbretëri e Bashkuar janë aleatët, miqtë dhe partnerët tanë, dhe kjo nuk do të thotë që bashkëpunimi ynë është njëdrejtimëshe”.
Ne duhet ta dëgjojmë njëri-tjetrin dhe në këtë kuptim besoj që duhet ta mbroj Kosovën ,duhet ta përfaqësoj më mirë madje edhe se aleatët tanë”.
“Unë nuk do të kisha qenë kryeministër nëse Kosova nuk do të kishte qenë republikë”.
Tërmet në Maqedoninë e Veriut
Një vjet nga sulmi terrorist në Banjskë, Manastiri do të jet...
Policia shqiptoi afro 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Arrestohet gjilanasi për armëmbajtje pa leje
Ushtria izraelite paralajmëron civilët libanezë që të largoh...
Arrestohen katër persona në Shipol për kontrabandim me emigr...