Të jesh introvert mund të shoqërohet me koefiçent të lartë inteligjence. Në studimin e ri të “British Journal of Pschychology”, shkencëtarët vlerësuan dendësinë e popullsisë në një zonë si dhe shpeshtësinë e kontakteve të tyre sociale.
Siç vunë re, socializimi shoqërohet me nivele më të larta lumturie, por njerëzit introvertë mbeten më të zgjuar se pjesa tjetër. Por ka një ide se introvertët kanë një ngjashmëri me paaradhësit tanë të hershëm.
Si e argumentojnë psikologët? Në të kaluarën e largët, lumturia ishte e lidhur me mbijetesën, për të cilën bashkëjetesa në grup ishte thelbësore.
Megjithatë, njerëzit më të zgjuar kanë mjete më efikase të mbijetesës, atëherë dhe tani, kështu që ata nuk kishin nevojë dhe nuk kanë nevojë për kaq shumë shokë gjuetie, jo vetëm për të mbijetuar, por edhe për t’i dhënë kuptim jetës së tyre.
Pra, nëse ju pëlqen shoqëria e një libri ose filmi të mirë më shumë sesa një grup i madh në një festë, kjo mund të jetë një shenjë e inteligjencës së lartë./tvklan.al
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...