Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se emisari amerikan Gabriel Escobar dhe ish-emisari Richard Grenell kanë dallim vetëm te çështja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
Konjufca po ashtu ka folur për kushtet që i ka përmendur Escobari për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Emisari amerikan Escobar ka thënë se dy kushtet e tjera janë shpronësimet që po bëhen në veri të Kosovës dhe tjetri është Asociacioni.
Konjufca në kanal10 ka deklaruar se këto janë kushte që i ka shtuar vetëm Escobari.
“Kjo që e tha Escobari mu duk si diçka e çuditshme, diçka që nuk është në Këshillin e Evropës, por diçka që e shtoi vetëm Escobari. Dhe këtë më duket se e bëri për arsye se nuk mundi të arrinte marrëveshje me Qeverinë për dinarin dhe më duket që e ngarkoi Kosovën padrejtësisht me disa kritere të cilat ne i kemi tejkaluar”, ka thënë Konjufca.
I pyetur nëse Escobari është i ngjashëm me Grenellin, kryetari i Kuvendit ka thënë se “ata i përkasin orientimeve të ndryshme politike, mirëpo më duket se Escobari dallon nga Grenelli substancialisht vetëm në çështjen e kufirit, pra shkëmbimit të territoreve”.
“Në çështjet e tjera, presioni që e ka ushtruar është i njëjtë me të Grenellit. Nuk kam parë ndonjë dallim”, ka shtuar ai.
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...