Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në magjistralen Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Slivovë të Ferizajt ka ndaluar shoferin A.L 25-vjeçar, i cili ka drejtuar veturën e tij nën masën mbrojtëse që e kishte të ndaluar drejtimin për 6 muaj, prej datës 02.11.2023 – 02.05.2024.
Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë tjetër për kundërvajtje 300 euro dhe vazhdim i masës mbrojtëse, heqje e patentë shoferit edhe për 6 muaj tjerë, nga data 02.05.2024-02.11.2024.
Me këtë rast Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor, që shoferët mos të drejtojnë veturat e tyre nën masën mbrojtëse të shqiptuar nga policia./Arbresh.info
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...