Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen për Normalizimin dhe Aneksin e saj.
Kërkesa e tij vjen vetëm tri ditë para takimit të Këshillit të Evropës, teksa ka treguar për rendësin që ka për rajonin zbatimi i tyre, përcjell Arbresh.info.
Po ashtu, Rama ka thënë se Marrëveshja dhe Aneksi i Zbatimit duhet të përfshihen zyrtarisht si pjesë përbërëse të proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE.
“Ndërsa i afrohemi takimit të Këshillit Evropian të 21 marsit, është thelbësore të kujtojmë se zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së bashku me Aneksin e saj Zbatues, është me rëndësi të madhe për ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor. Nuk mjafton vetëm njohja e Marrëveshjes që është ligjërisht e detyrueshme. Për të siguruar progres, Marrëveshja dhe Aneksi i Zbatimit duhet të përfshihen zyrtarisht si pjesë përbërëse të proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE”, ka shkruar Rama në platformën X.
“Çdo vonesë për ta bërë këtë vetëm e forcon status quo-në. Dhe status quo-ja e këtij çelësi strategjik për një fqinjësi paqësore, të begatë dhe evropiane në mes të Evropës nuk i shërben vetë sigurisë së Evropës”, shtoi ai./Arbresh.info
As we approach the 21st March European Council meeting, it’s crucial to remember that the implementation of the Agreement on the Path to Normalisation of Relations between Kosova and Serbia, along with its Implementation Annex, is of the utmost importance for maintaining…
— Edi Rama (@ediramaal) March 18, 2024
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...