Tre persona janë arrestuar në Gjakovë për prerje ilegale të një lisi në afërsi të Stacionit të Autobusëve gjatë ditës së diele.
Për Arbresh.info, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si vepër penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Sipas prokurorisë, të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë.
“Ju njoftojmë se është inicuar rast për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, dhe janë ndaluar tre persona për 48 orë. Sipas udhëzimeve të Prokurorit kujdestar, policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet lidhur me këtë rast”, bënë të ditur prokuroria.
Ndryshe, në një video të publikuar në rrjete sociale shihen disa persona duke prerë një lisë, dhe duke e bartura atë me traktor.
Një qytetar në Gjakovë gjatë ditës së djeshme lis të gjatë në afërsi të Stacionit të Autobusëve.
Lidhur me këtë rast ka reaguar sot Komuna e Gjakovës. Në reagimin e komunës thuhet se me rastin është duke u marrë policia dhe prokuroria.
“Ky veprim ka ndodhur pa njoftimin dhe aprovimin e komunës dhe si i tillë është i dënueshëm. Ky nuk është rasti i vetëm që po ndodh. Në të gjitha rastet do të ndërmerren masat e nevojshme ligjore dhe presim nga policia dhe prokuroria që edhe ata ti ndërmarrin masat e duhura ligjore për këto raste”, thuhet në reagimin e Komunës./Arbresh.info/
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji