Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani viziton Lipjanin, e cila u prit nga kryetari i kësja komune, Imri Ahmeti. Me këtë rast Osmani ka theksuar se nga puna e kryetarit Imri Ahmeti, lipjanasit kanë me çka krenohen.
Presidentja Osmani ka thënë se Komunën e Lipjanit e konsideron si ndër komunat që ka ofruar mundësi të jashtëzakonshme për bizneset.
“Ne sot me Lipjanin po i vazhdojmë vizitat nëpër komuna. Ahmeti është një prej kryetarëve që njihemi më se 20 vite. Nga puna e tij e deritanishme, qytetarët e Lipjanit jam e bindur që kanë me çka të krenohen. Është komunë që ka ofruar një mundësi të jashtëzakonshme për bizneset, janë mbi 2 mijë biznese që operojnë këtu. Biseduam edhe për investitorët e jashtëm”, ka deklaruar Osmani./rtk
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...