Mbi 100 panelistë nga rajoni dhe bota në Forumin Ndërkombëtar për Gratë

09:50 | 18 Mars 2024
L G

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se më 15-16 prill, Prishtina do të jetë nikoqire e përfaqësuesve nga rajoni dhe bota në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Në njoftim thuhet se në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, do të marrin pjesë mbi 100 panelistë në dhjetëra panele diskutimi me temën “Ridefinimi i Sigurisë”.

“Edicioni i dytë do të fokusohet në parandalimin e dhunës seksuale gjatë luftës, si dhe garantimin e sigurisë për gratë dhe vajzat gjersa përballen me sfidat e shkaktuara nga ndryshimet klimatike”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Të ngjashme