Talibanët në Afganistan kanë thënë të hënën se Pakistani i ka kryer dy sulme ajrore në territorin afgan, duke i vrarë pesë gra dhe tre fëmijë.
Zëdhënësi i talibanëve, Zabiullah Mujahid i ka dënuar sulmet, dhe i ka konsideruar si shkelje e sovranitetit.
Për sulmet është raportuar teksa vendet fqinje besojnë se sulmet e fundit në Pakistan janë nisur prej tokës afgane.
Talibanët që janë në pushtet në Afganistan, i kanë hedhur poshtë këto akuza.
“Emiratet Islamike të Afganistanit nuk e lejojnë askënd që të komprometojë sigurinë, duke e shfrytëzuar territorin afgan”, ka thënë Mujahid.
Sulmet kanë lënë të vrarë pesë gra dhe tre fëmijë në provincat lindore Kost dhe Paktika, ka thënë ai.
Ushtria e Pakistanit nuk i ka komentuar akuzat afgane.
Ditë më parë ka pasur raportime për sulme të disa militantëve në Pakistan, duke lënë të vrarë shtatë zyrtarë të sigurisë.
Ndonëse ende nuk është bërë e qartë se çfarë e ka nxitur sulmin, Qeveria e Pakistanit dhe zyrtarë të sigurisë kanë thënë se sulmet janë shtuar në muajt e fundit dhe për një pjesë të tyre përgjegjësinë e kanë marrë talibanët pakistanezë, dhe që sulmet janë nisur prej tokës afgane.
Talibanët afganë, në anën tjetër, e kanë mohuar që lejojnë territorin e tyre të shfrytëzohet prej militantëve.
“Pakistani nuk duhet të fajësojë Afganistanin për mungesë kontrolli, jokompetencë dhe problemet që i ka në territorin e vet”, ka thënë Mujahid përmes deklaratës.
“Incidente të tilla mund të kenë pasoja shumë të rënda, të cilat nuk do të jenë në kontrollin e Pakistanit”./rel
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...