Kosova dhe Serbia në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 mars kanë arritur marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve.
Bashkimi Evropian publikoi në formë të shkruar marrëveshjen/planin e zbatimit që u arrit në Ohër ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Shefi i diplomacies së Bashkimit Europian, Josep Borrell në përvjetorin e parë të Marrëveshjes së Ohrit ka kërkuar që Kosova dhe Serbia ta zbatojnë këtë marrëveshje duke theksuar se është koha e fundit që të dy vendet të kalojnë në epokën evropiane.
“Marrëveshja ofron një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë dhe të gjithë rajonit” thuhet në deklaratën e publikuar në faqën zyrtare për punë të jashtme të BE-së.
“Shënohet përvjetori i parë i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit që Kosova dhe Serbia arritën në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja dhe aneksi i zbatimit të saj u arritën pas muajsh negociatash intensive nën lehtësimin e Bashkimit Europian për të ndihmuar palët të bëjnë një hap përpara në normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, ka thënë Borrell.
Ai duke përmendur luftën në Ukrainë ka thënë se arritja e një marrëveshjejeje që premton paqe, stabilitet dhe marrëdhënie të mira fqinjësore, ishte historike.
“Për herë të parë gjatë Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, palët ranë dakord për parametra të qartë që përcaktojnë trajektoren e procesit për normalizimin e marrëdhënieve të tyre. Kjo Marrëveshje dhe zbatimi i saj do të tregojnë qartë se e ardhmja e të dy partnerëve është në Bashkimin Europian”, ka theksuar Borrell.
“Përkundër përpjekjeve të shumta të BE-së dhe komunitetit më të gjerë ndërkombëtar, deri më tani ka pasur progres shumë të kufizuar si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia në zbatimin e detyrimeve që kanë pranuar sipas kësaj Marrëveshjeje. BE rikujton vazhdimisht se Marrëveshja është e detyrueshme në tërësinë e saj sipas ligjit ndërkombëtar. Prandaj, çdo mungesë zbatimi jo vetëm që rrezikon integrimin europian të palëve, por dëmton edhe reputacionin e tyre si partnerë të besueshëm dhe të besueshëm”, ka thënë kryediplomati evropian.
“Tani është koha e fundit që edhe Kosova edhe Serbia të thyejnë rrethin e tanishëm vicioz të krizave dhe tensioneve, dhe të kalojnë në një epokë të re – europiane. Marrëveshja ofron një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë dhe të gjithë rajonit”, ka theksuar ai.
Borrell ka theksuar se presin që liderët e Kosovës dhe Serbisë të tregojnë përgjegjësi, vizion dhe lidership duke bërë progres në zbatim pa vonesa të mëtejshme”.
“Bashkimi Europian vazhdon të jetë i gatshëm për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë në çdo hap gjatë rrugës, por ata janë ata që duhet t’i ndërmarrin ato hapa dhe të ecin përpara”, ka theksuar Borell./rtk
E tradhtoi shoku më i afërt? – Leo i “kërkon” llogari Gjesti...
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
Zvicra dhe BE arrijnë marrëveshjen/ Synohet forcimi i lidhje...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Turqia thirrje që grupet militante kurde të dorëzojnë armët
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...