Google ADS

Sistemi i ri i Porsche Panamera e lejon atë “të kërcejë lart e poshtë”

22:43 | 17 Mars 2024
R J

Ndërsa Porsche Panamera e përditësuar nuk duket shumë ndryshe nga modeli që e zëvendësoi, ajo ka marrë shumë përmirësime, por asnjë më të veçantë se sistemi i ri Porsche Active Ride.

Ky sistem premton të transformojë mënyrën se si lëviz vetura sportive dhe vjen me disa truqe argëtuese.

Gjithashtu, thuhet të jetë aq i fuqishëm sa që në thelb eliminon të gjitha rrotullimet e veturës gjatë vozitjes, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ashtu si E-Active Body Control i Mercedes-Benz, edhe Active Ride i Porsche mund të përdoret ndërsa vetura është e palëvzishme, duke ia mundësuar asaj “të kërcejë” lart e poshtë.

Megjithatë, kjo veçori argëtuese nuk është e disponueshme në versionet që prodhohen.

Por, marka gjermane tashmë po punon për të shtuar këtë sistem te modelet e saj, duke filluar nga Taycan plotësisht elektrik.

Të ngjashme