Google ADS

Ky lëng frutash ofron mbi 100% vitaminë C

22:40 | 17 Mars 2024
R J

Vitamina C është e një rëndësie thelbësore për shëndetin e njeriut.

Ajo funksionon si një antioksidant i fuqishëm dhe neutralizon radikalet e lira që përbëjnë pikënisjen e shumë sëmundjeve.

Vitamina C është e përfshirë në shumicën e proceseve që kryhen nga sistemi imunitar.

Doza e rekomanduar ditore e vitaminës C është 90 mg në ditë, ndërsa për duhanpirësit ajo duhet të jetë 125 mg në ditë.

Nevoja e organizmit për vitaminë C plotësohet më së miri duke ngrënë ushqime, kryesisht fruta dhe perime, të pasura me të.

Për shembull, një portokall mesatar plotëson 77 përqind të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C.

Një sasi prej 160 gramë brokoli e zier lehtë plotëson 112% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni recetën e një lëngu frutash të larmishme që ofron 166% të dozës së rekomanduar të vitaminës C,

Përbërësit:

  • Gjysmë filxhan çaji mango
  • Gjysmë filxhan çaji luleshtrydhe
  • Gjysmë filxhan çaji me copa ananasi
  • Gjysmë filxhan çaji me copa bananeje
  • 150 ml qumësht ose lëng portokalli
  • 1 lugë gjelle fara lini të bluara
  • Çerek filxhan çaji manaferra

Përgatitja:

Hidhini copat e frutave në një mikser, përziejini mirë dhe ndërkohë që mikseri është në punë shtoni farat e linit dhe qumështin apo lëngun e portokallit..

Lërini të përpunohen deri sa lëngu të jetë i butë, i trashë dhe pa kokrriza.

Hidheni lëngun në gotë dhe sipër tij manaferra, pluhurin e farave të linit ose gjithçka tjetër që jua ka ënda.

Lëngun pijeni menjëherë për të marrë të freskëta të gjitha vlerat që kanë frutat.

Ky lëng ofron 16% të dozës së rekomanduar ditore të proteinës, 32% të vitaminës A, 166% të vitaminës C, 27% të kalçiumit dhe 12 përqind të hekurit.

E gjithë kjo larmi ushqyesish i atribuohet frutave të lartpërmendura të cilat duhet të jenë pjesë e regjimit tuaj ushqimor.

A mund të nisë dita më shëndetshëm se kaq?

Të ngjashme