Arrestohet një serb në Leposaviq, dyshohet se dëmtoi shenjat e trafikut

08:54 | 17 Mars 2024
E.H

Një serb është arrestuar pasi dyshohet se ka dëmtuar shenjat e trafikut në Leposaviq, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, i dyshuari me vendim të gjyqtares është dërguar për procedim në gjykatën për kundërvajtje.

“Leposaviq / 16.03.2024 01:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull/s, shtetas i Serbisë për shkak se i njëjti dyshohet se i ka dëmtuar dy shenja të trafikut. I dyshuari me vendim të gjyqtares është dërguar për procedim në gjykatën për kundërvajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme