Kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu duhet të japë dorëheqjen – kjo ishte kërkesa e mijëra protestuesve që u mblodhën në qytetet më të mëdha të Izraelit të shtunën.
Izraelitët janë të zemëruar për trajtimin e luftës në Gaza nga qeveria dhe dështimin e saj për të siguruar lirimin e robërve izraelitë që besohet se mbahen në Gaza, transmeton Arbresh.info.
Ndërsa shefi i agjencisë izraelite Mossad pritet në Katar sot për bisedimet e armëpushimit, shumë izraelitëve po i mbaron durimi me luftën tani në ditën e saj të 163-të.
“Duam që kjo qeveri të na marrë seriozisht dhe të largohet. Vendi ynë do të jetë për njerëzit dhe jo për grupet e vogla diktatoriale që mendojnë se janë qendra e botës”, tha Guy Ginat, një protestues.
Një tjetër protestues, Dana Milo, tha: “Pas çdo të rrëmbyeri që ende vuan në robërinë e Hamasit, ka të dashurit e tyre, të cilët nuk flenë, nuk hanë dhe nuk mund të marrin frymë”.
Siç shkruan Al Jazeera, protestuesit akuzojnë kryeministrin për anulimin e një takimi të kabinetit të luftës që synonte vendosjen e mandatit për ekipin negociator të Izraelit. Por zyra e Netanyahut e mohon këtë, duke thënë se do të takohet të dielën.
Demonstruesit thonë se janë të ngopur me politikat e qeverisë së tyre që kanë dështuar të sigurojnë lirimin e robërve të mbetur, sipas Hamdah Salhut nga Al Jazeera, duke raportuar nga Tel Avivi.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?