Si të tonifikoni trupin pasi keni humbur në peshë – Trajtimet natyrale

21:50 | 16 Mars 2024
R J

Humbja e peshës së tepërt është një proçes i mundimshëm, por edhe i kënaqshëm në të njëjtën kohë.

Kjo për shkak se ul rriskun e prekjes nga një sërë sëmundjesh dhe ju ndihmon të ndiheni më mirë.

Gjithsesi njerëzit që kanë ulje të mëdha në peshë përballen me një tjetër problem që është ai i lëkurës së varur.

Kjo mund të ndikojë në pamjen tuaj dhe mund të kthehet në një shqetësim të përditshëm.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju shpjegon shkaqet e lëkurës së varur dhe ushqimet natyrale që ju ndihmojnë ta tonifikoni atë.

Çfarë e shkakton varjen e lëkurës      

Siç thuhet shpesh lëkura është organi më i madh i trupit që e mbron atë nga kërcënimet e jashtëme.

Lëkura juaj përbëhet më së shumti nga proteina si kolagjeni apo elastina.

Në këtë përzierje ai që merr peshën më të madhe është kolagjeni që mbulon 80% të lëkurës duke i dhënë asaj rini.

Ndërsa elastina e ndihmon lëkurën tuaj të qëndrojë gjithnjë e tonifikuar.

Gjatë shtimit në peshë lëkura zgjerohet për t’i bërë vend dhjamit që shtohet në trup.

Kjo mund të ndodhi gjatë shtatzanisë apo shtimit të madh në peshë nga faktorë të ndryshëm.

Kur lëkura zgjerohet për kohë të gjata ajo fillon të përshatet me trupin e ri e për pasojë kolagjeni dhe elastina dëmtohen.

Duke humbur kështu vetitë e tyre rinuese dhe tonifikuese që i dhurojnë lëkurës.

Kjo mund të kthehet në problem kur një person humb kile të medha menjëherë.

Pasi nëse dy proteinat kyresore të lëkurës janë të dëmtuara ajo nuk do të mund të kthehet përsëri në vend, por do të qëndrojë e varur.

Faktorët që ndikojnë elasticitetin e lëkurës

Në mënyrën se si trupi arrin të përshtatet apo elasticizohet ndikojnë shumë faktorë që i gjeni të renditur më poshtë.

Periudha kohore

Ndër to rendisim periudhën kohore që trupi ka qënë mbi peshë pasi sa më e gjatë të jetë ajo aq më shumë e ndikon lëkurën.

Pesha

Pesha sigurisht është faktori kryesor në këtë proçes.

Personat që janë mbi peshë dhe humbin më shumë se 30 kg do të kenë më shumë probleme me lëkurën edhe pas dobësimit.

Mosha

Lëkura arrin të prodhojë kolagjen deri në një moshë të caktuar, deri në të 25-at.

Kështu që lëkurat më të vjetra që prodhojnë më pak kolagjen kanë tendencë të varen më shpejt.

Gjenetika

Gjenet janë një faktor që mund të ndikojë në mënyrën se si fitoni peshë dhe e humbni atë.

Shfaqja në diell

Ekspozimi i vazhdueshëm dhe i pambrojtur në diell ka treguar se ul sasinë e prodhimit të kolagjenit dhe elastinës.

Metoda natyrale për të tonifikuar lëkurën

Këto metoda natyrale do të rrisin nivelin e elastinës dhe kolagjenit dhe ndihmojnë tonifikimin e trupit tek njerëzit që kanë humbur më pak se 30 kg.

Më poshtë do të gjeni një listë me ushqime që ndihmojnë trupin të tonifikohet lehtë dhe shëndetëshëm.

Proteina

Proteinat e duhura janë shumë të rëndësishme për një lëkurë të shëndetëshme.

Ndër ushqimet më të pasura me proteina përfshihen:

  • Vezët
  • Bajamet
  • Gjoksi i pulës
  • Kosi
  • Brokoli
  • Djathi

Vitamina C

Vitamina C është një burim shumë i mirë për prodhimin e kolagjenit, gjithashtu ndihmon edhe në mbrojtjen nga dielli.

Ushqimet kur do të gjeni shumë vitamin C janë:

  • Kivi
  • Luleshtrydhe
  • Specat djegës
  • Portokalli
  • Lulelakra
  • Domatet
  • Specat jeshil
  • Lakra

Yndyrnat Omega – 3

Studime të shumta tregojnë se yndyrnat e omega – 3, sidomos ato që ndodhen tek peshku ndihmojnë në rritjen e kolagjenit.

Ushqimet më të pasura me omega- 3 janë:

  • Sardelet
  • Vezët
  • Arrat
  • Farat e kungullit
  • Salmoni

Përveç këtyre ushqimeve AgroWeb.org ju këshillon të qëndroni gjithnjë të hidratuar dhe të pini shumë ujë.

Uji është një nga mënyart më të mira për të trajtuar sa më butë lëkurën tuaj.

Aktiviteti fizik

Në rastet e varjes së lëkurës sugjerohet të bëni shumë ushtrime fizike rezistence.

Sa më shumë të lëvizni aq më shumë lëkura juaj do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ndërhyrje.

Të ngjashme