Në gusht Prishtina do të pushtohet nga 100 biçikleta, të cilat do mund të merren me qira deri në 24 orë nga ana e qytetarëve, që në një mënyrë ekologjike dhe inovative mund të lëvizin lirshëm në qytet.
Ky projekti inovator i Komunës së Prishtinës do ta shndërrojë kryeqytetin në një qytet miqësor ndaj kësaj alternative të re transporti për qytetarët.
Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Donat Lushtaku, në një intervistë për portalin Arbresh.info ka bërë të ditur se ky projekt pritet që të finalizohet rreth muajit gusht.
Vlera e këtij projekti, sipas tij, ku kap vlerën rreth 300 mijë euro.
“Projekti për biçikletat pritet që të finalizohet në muajin gusht të këtij viti, është një projekt që ka filluar gati që një muaj e gjysmë dhe finalizimi i tij pritet që të përmbyllet në fazën e muajit gusht e tutje dhe është projekt që ka filluar nga drejtoria e shërbimeve publike në koordinim me kabinetin e kryetarit. Ky projekt ka kushtuar rreth 300,000 mijë euro”, pohoi ai.
Lidhur me kushtet dhe mundësinë e shfrytëzimit të biçikletave nga qytetarët, Lushtaku thekson se do të formohet një komision i veçantë, përmes së cilit do të përcaktohen disa kritere me mënyrën e shfrytëzimit
“Projekti veç se është në përfundim e sipër në kuptimin se çfarë parashihet aty, ndërsa se si do të shfrytëzohet kjo biçikletë do të formohet një komision i veçantë i cili do t’i përcaktojë disa kritere coftë për çmimin, vendndodhjen e tyre, mënyrën se si do të shfrytëzohet, kohën e shfrytëzimit si dhe kthimin e tyre”, tha ai.
Sipas tij, këto biçikleta pritet të vendosen në pesë zona të kryeqytetit, me nga 20 biçikleta.
“Grupi që ka punuar në këtë drejtim ka paraparë që biçikletat të vendosen në pesë zona. Zona e parë është zona qendër, pastaj zona e Dardanisë, zona e Matit, si dhe pjesa e Lakërishtës. Në dispozicion si tersi janë 100 biçikleta, të cilat domethënë ndahen sipas zonave, në këto pesë zona nga 20 biçikleta, apo varësisht se si do të vendos komisioni në fund dhe ku janë më të kërkuara dhe ku mund të shfrytëzohen më shumë ose më lehtë. “, u shpreh ai.
Megjithatë, Komuna ende nuk ka vendosur çmimin final për shfrytëzimin e të këtyre biçikletave.
“Pagesë sigurisht që do të ketë, çmimi ende nuk dihet final sepse do të mblidhet një komision, ku do t’i referohet kryetarit për kriteret dhe për çmimet ose do të kalojë përmes kuvendit.”, përfundoi ai.
Ndryshe, ky projekt në vlerë parasheh edhe ndërtimin e 10 vendstacioneve për biçikleta në kryeqytet./Arbresh.info/EdonaKrasniqi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...