Shefi i OSBE-së kërkon që hapat për zëvendësimin e tabelave duhet të pasojnë konsultimin me zyrën e tij

21:22 | 15 Mars 2024
R J

Shefi i Zyrës së OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës nismën për heqjen e tabelave nëpër rrugët e veriut dhe në gjithë vendin, të cilat janë të shkruara në çirilicë.

Sipas Davenportit, OSBE përkrah Komisionerin e Gjuhëve në Zyrën e Kryeministrin në përcaktimin e respektimit të përputhshmërisë gjuhësore sipas legjislacionit në fuqi.

Ai ka thënë se hapat për zëvendësimin e tabelave që tregojnë emrat e vendeve duhet të pasojnë konsultimin me zyrën e tij.

“Hapat për zëvendësimin e tabelave që tregojnë emrat e vendeve në gjuhët zyrtare duhet të pasojnë konsultimin me zyrën e tij”, ka shkruar Davenport./Arbresh.info/

Të ngjashme