Maraj kalon iftarin me punëtorët e “Trafiku Urban”

21:11 | 15 Mars 2024
R J

Kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Trafiku Urban”, Burim Maraj, në kohën e iftarit këtë të premte, e ka kaluar me shoferët, kondukterët dhe me kontrollerët e autobusëve të „Trafikut Urban“.

Maraj u shpreh se punëtorët njëkohësisht duke agjëruar në shenjë sakrifice dhe përkushtimi, me devotshmëri e bëjnë edhe punë e tyre.

“Iftarin e kësaj të premteje e kalova me shoferët, kondukterët dhe kontrollerët e autobusëve të „Trafikut Urban“, të cilët njëkohësisht me agjerimin në shenjë sakrifice dhe përkushtimi, me devotshmëri e bëjnë edhe punën e tyre.

Uroj që në këtë muaj të mirëkuptimit, afrimit dhe solidaritetit ndërmjet njerëzve, të shtohet edhe harmonia mes secilit, kudo, në familje e punë!”, ka thënë Maraj./Arbresh.info/

Të ngjashme