Szunyog: Zëvendësimi i tabelave të bëhet me interpretim pozitiv të ligjit

17:54 | 15 Mars 2024
R J

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Thomas Szunyog, ka reaguar lidhur me vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për heqjen e të gjitha tabelave të shënuara në çirilicë në vend.

Szunyog përmes një postimi në platformën ‘X’ u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të zbatojnë një proces të tillë vetëm pas konsultimit me Komisionerin e Gjuhëve dhe duke interpretuar pozitivisht Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

“Me nismën e fundit për zëvendësimin e tabelave zyrtare që tregojnë emrat e vendeve në veri të Kosovës, u bëj thirrje autoriteteve që ta zbatojnë procesin vetëm pas konsultimit me Komisionerin e Gjuhëve dhe duke interpretuar pozitivisht Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve”, ka shkruar Szunuyog./rtk

Të ngjashme