Komuna e Mitrovicës Veriore ka ftuar subjektet afariste që të pajisen me leje për vendosjen e firmave dhe reklamave të ndryshme.
“Me qëllim të zbatimit të Ligjit dhe Rregulloreve Komunale në fuqi, Komuna e Mitrovicës Veriore, fton subjektet afariste, shitësit ambulant, personat fizik, që të pajisen me leje për vendosjen e mbishkrimeve (firmat), panot, banerët mbi rrugë, tabelat reklamuese, ekranet elektronike reklamuese, tabelat reklamuese me kino-projektor, tabelat reklamuese digjitale dhe të tjera të ngjashme”, thuhet në njoftimin e komunës.
Në rast të mos pajisjes me leje sipas këtij njoftimi, inspektorët komunal obligohen të ndërmarrin veprime ligjore deri në eliminimin e parregullsive./rtk
Përmbytje dhe rrëshqitje të tokës në Nepal, 66 viktima e dhj...
Aksident në Vlorë, lëndohet një person
Kurti bën homazhe të varret e vëllezërve Bytyqi: Janë dëshmi...
Ligji për Paga e parasheh pagën më të ulët 240 euro, kërkohe...
Qytetarët thonë se çmimet janë të papërballueshme, krahasuar...
Juventusi rikthehet tek fitoret dhe mposht Genoan në udhëtim