Google ADS

Ndalohen tre të dyshuar për djegien e objektit të Gjykatës në Kaçanik

12:58 | 15 Mars 2024
K.B

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se kanë ndaluar tre persona për shkaktimin e zjarrit, në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Dega në Kaçanik.

Tre të dyshuarit janë të mitur dhe janë ndaluar për një kohëzgjatje prej 24-orësh.

Sipas prokurorisë ekziston dyshimi se të tre ata, kanë kryer veprën penale “Zjarrvënia”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të paraqes kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente në Ferizaj, ndaj të tre atyre.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Ndalohen tre persona për shkaktimin e zjarrit në Objektin e Gjykatës Themelore Ferizaj- Dega në Kaçanik

Ferizaj,15 Mars 2024 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 24-orësh, tre (3) persona të mitur lidhur me shkaktimin e zjarrit në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj- Dega në Kaçanik.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi se tre (3) të miturit, kanë kryer veprën penale “Zjarrvënia” nga neni 322 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente në Ferizaj./Arbresh.info/

Të ngjashme