Sylvinho publikon listën për ndeshjet e muajit mars – ftohet Arbër Hoxha, kthehet Rey Manaj

12:13 | 15 Mars 2024
K.B

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka publikuar listën për ndeshjet miqësore të muajit mars.

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy takime miqësore ndaj Kilit (22 mars) dhe Suedisë (25 mars). Përgatitjet për këto dy ndeshje do të nisin të hënë më 18 mars, teksa trajneri Sylvinho ka publikuar sot edhe listën me plot 26 lojtarë të grumbulluar.

Strakosha dhe Elhan Kastrati.

Në mbrojtje rikthehet Marash Kumbulla, i cili ka lënë pas dëmtimin e rëndë dhe gradualisht po merr minuta me klubin e tij Sassuolo dhe Naser Aliji. Emrat e tjerë që përbëjnë repartin e prapavijës janë Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Enea Mihaj, Federic Veseli, Jon Mersinaj, Mario Mitaj dhe Naser Aliji.

Ashtu si në portë edhe në mesfushë janë të njëjtët lojtarë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Keidi Bare dhe Nedim Bajrami.

Ndërsa në repartin e sulmit ka risi, por edhe rikthime. Trajneri Sylvinho ka vendosur të thërrasë për herë të parë në Kombëtare sulmuesin Arbër Hoxha, i cili aktivizohet me Dinamo Zagreb në Kroaci.

Në Kombëtare rikthehet edhe Rey Manaj, i cili po zhvillon një sezon shumë të mirë me klubin e tij në Turqi. Pjesa tjetër e lojtarëve që përbëjnë repartin e avancuar janë Taulant Seferi, Myrto Uzuni, Ernest Muçi, Jasir Asani, Arbnor Muçolli, Sokol Cikalleshi dhe Armando Broja.

Në listë mungojnë dyshja nga Kosova, Arbnor Muja dhe Mirland Daku. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme