KQZ-ja publikoi raportet e paaudituara financiare të partive politike për vitin 2023

10:18 | 15 Mars 2024
K.B

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara financiare të partive politike të vitit 2023.

KQZ njfoton se duke pasur parasysh se ende nuk është bërë auditimi i këtyre raporteve, publikimi i tyre shoqërohet me tekstin sqarues: “Këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit”.

Pas përfundimit të procesit të auditimit nga auditorët e jashtëm, raportet e audituara do të publikohen në të njëjtën hapësirë në ueb faqen e KQZ-së.

Të ngjashme