Google ADS

Rama apel qytetarëve: Mos dëmtoni këndet e lojërave për fëmijë, do të gjobiteni

10:12 | 15 Mars 2024
K.B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve është duke punuar intensivisht në mirëmbajtjen e këndeve të lojërave për fëmijët tanë në kryeqytet.

Ai apelon tek qytetarët që të kenë kujdes, që të mos i dëmtojnë hapësirat relreative, sepse mund të gjobiten.

“Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve po punon intensivisht në krijimin e hapësirave rekreative dhe mirëmbajtjen e këndeve të lojërave për fëmijët tanë në kryeqytet. Ju lutem qytetarë, keni kujdes, mos i dëmtoni hapësirat relreative sepse inspektorët e kryeqytetit do të gjobisim qytetarët që i dëmtojnë këndet e lojërave të dedikuara për të çmueshmit tanë, fëmijët”, ka shkruar Rama./Arbresh.info/

Të ngjashme