Policia e Gjilanit përgjatë kësaj jave ka shqiptuar 1386 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Gjithashtu njësiti rajonal i trafikut rrugor në kuadër të implementimit të planit operativ “Rripi i sigurisë” ka shqiptuar 124 gjoba, gjoba këto për mos përdorim të rripit të sigurisë për shoferët dhe të gjithë personat të cilët gjenden në mjet konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor.
Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:
Hetim i 17 aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
Hetim i 12 aksidenteve të trafikut me të lënduar,
Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 16 ngasës,
“Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të trafikut rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet”, thuhet në një njoftim nga Policia.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe rregullat në trafik. /Arbresh.info/
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...