Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, në Gjilan pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht mes vete.
Siç bëhet e ditur në njoftimin nga Policia, dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
Ndërsa një grua që kishte ndërhyrë për t’i ndarë ka pësuar lëndime të rënda dhe është hospitalizuar në Spitalin e Gjilanit
“Viti 14.03.2024-14:00. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasoje, të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa viktima femër kosovare që kishte ndërhyrë për ti ndarë, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe e njëjta është hospitalizuar në Spitalin e Gjilanit”, njofton Policia.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar ne mbajtje./Arbresh.info/
Kurti: Zgjerimi i BE-së, përgjigja më e mirë ndaj atyre që e...
Shtohen disa shërbime të reja në Neurokirurgji
Feyenoord – Leverkusen, formacionet zyrtare
Komisioni Disiplinor merr vendimet për dhunën në ndeshjen De...
Vriten dy ushtarë izraelitë pranë kufirit me Libanin
Trepça nesër luan sfidën e dytë për kualifikim në Ligën e Ka...