Google ADS

Grupi Grave Deputete mban seancë shënjuese me të gjitha ish-deputetet e Kuvendit

07:44 | 15 Mars 2024
K.B

Grupi Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka thirrur seancë shënjuese me të gjitha ish-deputetet e legjislaturave të mëparshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me temën “Historia e deputeteve në Kuvendin e Kosovës – përparim dhe proces”.

Seanca mbahet në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës. Fjalimet hyrëse do të mbajnë Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Tinka Kurti, kryetare e Grupit të Grave Deputete.

Fjalime do të mbajnë: Albana Gashi nga LVV, Flora Brovina nga PDK, Besa Gaxherri nga LDK, Teuta Haxhiu nga AAK dhe Müfera Srbica-Şinik nga Grupi Multietnik. Ky aktivitet përkrahet nga UNWOMEN në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Kuvendi të Kosovës.

Seanca do të mbahet nga ora 11:00./Arbresh.info/

Të ngjashme