Rusia dyshohet se ka bllokuar sinjalin GPS të një avioni të Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) që po transportonte Sekretarin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar Grant Shapps në MB nga një udhëtim diplomatik në Poloni.
Sipas mediave britanike, incidenti ndodhi teksa avioni përshkoi hapësirën ajrore mbi Kaliningrad, një territor rus midis Polonisë dhe Lituanisë.
Avioni, një avion RAF Dassault 900LX Falcon i quajtur, Envoy, u përball me ndërhyrje me sinjalin e tij GPS për rreth 30 minuta, gjë që ndërpreu sistemet e komunikimit në bord dhe i nxori jashtë loje telefonat të lidhen me sistemin wifi të avionit.
Pilotët u detyruan të mbështeteshin në sistemet alternative të navigimit për të siguruar vazhdimin e sigurt të fluturimit.
Ndërsa motivi pas sulmit mbetet i paqartë, prania e Shapps në fluturim ngre pyetje në lidhje me shënjestrimin e mundshëm të qëllimshëm.
Megjithatë, zyrtarët kanë theksuar se siguria e avionit nuk është cenuar.
The Independent, duke cituar një burim të mbrojtjes, tha se incidenti u etiketua “shumë i papërgjegjshëm” dhe një rrezik i panevojshëm i paraqitur për një avion civil./rtsh.al/
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para
Raketat amerikane mbi Rusi/ Zelensky: Do t’i përdorim të gji...