Google ADS

Ngjarjet e ditës së somte

07:08 | 15 Mars 2024
K.B

Këto janë ngjarjet e ditës së sotme:

09:00
Gjykata Kushtetuese, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës dhe Qendrën AIRE, organizojnë konferencën “Zbatimi i Konventës së Stambollit përmes praktikës gjyqësore: Dialogu gjyqësor për përgjigje gjyqësore efektive”. Marrin pjesë Gresa Caka-Nimani, kryetare e Gjykatës Kushtetuese; Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë etj. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

10:00
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në bashkëpunim me anëtarët e Këshillit të Mbrojtjes së konsumatorit, shënojnë Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Konsumatorit. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00
Mbahet edicioni i tretë i Panairit të Karrierës dhe Punësimit AAB 2024. (Hapësirat e Kolegjit AAB)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme