Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka pritur në takim me përfaqësues e tjerë nga organizata gjermane GIZ.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ai tha se në takim u njoftua mbi projektin e organizatës për menaxhimin e mbeturinave dhe se si të arrijmë të implementojmë reformat institucionale ndër komunale, shkruan Arbresh.info.
Gjatë takimit, ai ka theksuar se menaxhimi i mbetjeve është thelbësor për ruajtjen e qëndrueshmërisë mjedisore dhe të shëndetit publik.
“Hedhja dhe riciklimi i duhur i mbetjeve redukton ndotjen, kursen burimet dhe minimizon rreziqet shëndetësore. Bashkëpunimi ndërkomunal i rrit këto përpjekje duke bashkuar forcat, ekspertizën dhe infrastrukturën për të trajtuar mbetjet në një shkallë më të gjerë dhe për të gjetur zgjidhje me kosto efektive. “, u shpreh ai.
“Shprehëm gatishmërinë tonë për bashkëpunim dhe bashkë orientim të politikave të gjelbërta duke kontribuar në përpjekjet globale për të adresuar çështjet mjedisore ku do të përfitonin komunitetet lokale dhe do t’i jepej përparësi mbrojtjes dhe qëndrueshmërisë së mjedisit.”, shtoi Krasniqi.
“U dakorduam për takime me të shpeshta dhe koordinim më të gjerë ndërinstitucional.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...