Rama: Kemi hapur konkursin për krijimin e sheshit monumental të komandantit legjendar, Adem Jashari

16:27 | 14 Mars 2024
E.G

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është hapur konkursi për krijimin e sheshit monumental të komandantit legjendar, Adem Jashari.

Sipas tij, ky shesh do të përmbajë pjesë thelbësore monumentin e qëndresës, guximit dhe lavdisë së heroit të kombit dhe familjes Jashari, si një prej themeleve më të rëndësishme të lirisë së vendit, shkruan Arbresh.info.

“Ky shesh do të shërbejë jo vetëm si një simbol i sakrificës së tyre të madhe, por edhe si një vend ku brezat e sotëm dhe të ardhshëm mund të mësojnë një prej kapitujve më të rëndësishëm në historinë e kombit tonë.”, ka shkruar Rama në Facebook./Arbresh.info/

Të ngjashme