Ukrainës po i mbarojnë municionet për luftën ndaj Rusisë dhe vendet anëtare të NATO-s nuk po bëjnë mjaftueshëm për të ndihmuar Kievin, tha sot, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.
Në komentet e pazakonta të drejtpërdrejta mbi gjendjen e luftës, zoti Stoltenberg tha se aleatët e NATO-s kanë kapacitete për të dhënë më shumë ndihmë për Ukrainën, por shtoi se është e nevojshme të dëshmojnë se kanë vullnet politik për ta bërë një gjë të tillë.
“Mbështetja e pashembullt nga aleatët e NATO-s e ndihmoi Ukrainën të ruante pavarësinë e saj. Por Ukraina ka nevojë për më shumë mbështetje dhe tani”, u tha gazetarëve në selinë e NATO-s në Bruksel, Sekretari Stolteneberg.
“Ukrainasve nuk po u humbet kurajoja, por po u mbarojnë municionet”, tha ai.
Më shumë se dy vjet pasi Rusia ndërmorri sulmin në shkallë të gjerë, ushtria e Ukrainës po përballet me reduktim të konsiderushëm të furnizimit me armë nga Perëndimi.
“Aleatët e NATO-s nuk po e ndihmojnë Ukrainën me aq municione sa ka nevojë dhe kjo ka pasoja në fushtë betejë. Është një prej arsyeve se pse Rusia ka arritur të bëjë disa përparime në fushën e betejës përgjatë javëve dhe muajve të fundit”, tha shefi i NATO-s.
“Është urgjente që aleatët të marrin vendimet e nevojshme për të dërguar më shumë municione në Ukrainë. Ky është mesazhi që u dërgoj të gjitha kryeqyteteve. Ne kemi kapacitetet, ekonominë dhe jemi të aftë t’i japim Ukrainës ndihmën që i nevojitet. Është çështje e vullnetit politik. Për të marrë vendime dhe për ta kthyer në përparësi ndihmën për Ukrainën”, theksoi ai.
Ai shtoi se çdo përpjekje për të oraganizuar votime për zgjedhjet presidenciale ruse në rajonet ukrainase që kontrollohen nga Moska, do të ishte e paligjshme./voa
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...