Përfundon seanca e kuvendit, s’ka kuorum për votimin e rezolutës për kontratat njëburimore

14:34 | 14 Mars 2024
K.B

Ka përfunduar seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës.

Nënkryetari nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala, tha se nuk ka kuorum të procedohet me votimin e rezolutës për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti, e cila u propozua nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Meqë s’kemi kuorum që të procedojmë me votimin e propozim rezolutës unë do të ndërpresë seancën. Për datën e vazhdimit vendos kryesia e kuvendit”, tha Shala.

Ndërsa kujtojmë se gjatë kësaj seance pati debate në mes pozitës dhe opozitës.

Deputeti i LVV, Halil Thaçi i ka akuzuar deputeten Hykmete Bajrami për fushat dhe propagand lidhur me çështjen e kontratave njëburimore.

Ai ka akuzuar Bajramin se derisa ishte në krye të disa ministrive ka nënshkruar edhe ajo kontrata njëburimore.

Përmendja e katër kontratave njëburimore qe Bajrami kishe nënshkruar ka ngjallur reagime të shumta, madje deputetja ishte gati në konfrontim fizik me deputetin Thaci.

Bajrami e quajti hajn dhe rrenc deputetin./Arbresh.info/

/A

Të ngjashme