Ish-boksieri Besar Nimani është varrosur të enjten, pasi u vra të shtunën e kaluar në Bielefeld të Gjermanisë.
Ai është varrosur në varrezat e myslimanëve në “Sennefriedhof”, shkruan Arbresh.info.
“Qindra shqiptarë të pranishëm në varrimin e boksierit Besar Nimani, i vrarë javën e kaluar në Bielefeld të Gjermanisë”, ka shkruar gazetari Arlind Sadiku.
Disa ditë më parë, policia gjermane ka nisur një operacion të madh për kapjen e të dyshuarve. Autoritetet kanë kërkuar ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e autorëve. Bëhet fjalë për dy 33-vjeçarë, Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt./Arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë